Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi në në firmën që ai administron është lënduar një shtetas një ditë më parë.
Policia e Lushnjes bën me dije se shtetasi A. F., 45 vjeç, banues në Berat, i punësuar në mënyrë të paligjshme, në këtë firmë një ditë më parë është lënduar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Berat, me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një firmë ndërtimi, pasi ditën e djeshme, është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë firmë, shtetasi A. F., 45 vjeç, banues në Berat, i punësuar në mënyrë të paligjshme, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al