Një 34-vjeçar qëndron pas divorcit Ilari Blasi-Totti?

schedule12:36 - 13 Korrik, 2022

schedule 12:36 - 13 Korrik, 2022

Legjenda e futbollit italian Francesco Totti është ndarë nga gruaja e tij, prezantuesja televizive, Ilari Blasi, pas 17 vitesh martesë, me thashethemet se divorci u ndez nga lidhja jashtëmartesore e Blasit me një 34-vjeçar, shitës lulesh.

Totti dhe Blasi, çifti i famshëm nga Roma, kanë së bashku tre fëmijë. Ata u takuan në vitin 2002 dhe u martuan tre vjet më vonë, duke u bërë një nga çiftet më të dashur të italianëve.

Raportimet që dolën disa muaj më parë për një krizë në martesën e tyre dhe vendimin e tyre për t’u ndarë, habitën dhe pikëlluan fansat e tyre. Akoma më tronditëse ishin thashethemet se Totti kishte tradhtuar prezantuesen 41-vjeçare me Noemi Bocci-n, një 34-vjeçare, e cila është një fanse e Romës, shkruan abcnews.al.

Sikur të mos mjaftonte kjo, prej disa kohësh në internet qarkullojnë thashethemet se Totti është në një lidhje me një “biznesmene italiane” të paidentifikuar, të cilën e takon në xhirimet e Big Brother, sipas Daily Mail. /abcnews.al/

Francesco-Totti-Ilary-Blasi-2

Francesco-Totti-Ilary-Blasi-1

Francesco-Totti-Ilary-Blasi-3

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!