Një 27-vjeçar përplas me makinë fëmijën 8 vjeç në Orikum

schedule17:13 - 20 Gusht, 2022

schedule 17:13 - 20 Gusht, 2022

Një i ri në Orikum ka përplasur me automjet një fëmijë pasditen e së premtes. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit. 27-vjeçari me iniciale A. M., e goditi fëmijën me automjetin e tij tip “Fiat”. 8-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve kurse drejtuesi i mjetit po merr po ashtu ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. /abcnews.al/