“Niveli i humbjeve, nën 19%”/ Administratori i OSHEE: Ulja, për shkak të evidentimit të shkeljeve

schedule20:12 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 20:12 - 1 Dhjetor, 2023

Administraori i OSHEE, Enea Karakaçi thotë se niveli i humbjeve është aktualisht nën 19%, që për të është një shifër domethënëse dhe nuk ka qenë kurrë më parë në këto nivele.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Karakaçi u shpreh se ulja e humbjeve ka ardhur edhe për shkak të evidentimit të shkeljeve.

“Ne gjatë këtij viti presim ta mbyllim me shifra shumë të mira. Niveli i humbjeve është nën 19%, nuk ka qenë ndonjëherë. Ka qenë mbi 45% niveli i humbjeve. Arkëtimet kanë shkuar në rritje të kënaqshme ,jemi në nivelin mbi 98%, është një shifër domethënëse. Me uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve, kemi mundësi që të bëjmë më shumë investime, që të jemi edhe më afër qytetarëve. Ne vijmë nga një rrjet shpërndarje që është i vjetër, kemi humbje teknike, por kemi edhe një pjesë që është humbje jo teknike, ndërhyrje të paligjshme në rrjet. Ulja e humbjeve ka ardhur për shkak të humbjeve jo teknike. Rrjeti është i vjetër, humbjet në 2013 ka qenë 45%. Mendojmë se është një vit shumë i mirë. Vijojmë shumë mirë me arkëtimet”, theksoi ai./abcnews.al