Pedagogu i njohur Rezart Prifti është dhe anëtari më i ri që i është bashkuar Nismës Thurje.
Nisma Thurje përmes një video të postuar në Facebook, konfirmon bashkimin e Priftit, i cili thekson se emri i Lëvizjes së re Politike do të jetë “Nisma”.
Ndërkohë Rudina Hajdari më herët ka deklaruar bashkimin nën një lëvizje të re politike me personazhe të pa përfshirë më parë në politikë dhe të njëjtën deklaratë e kanë bërë edhe drejtuesit e Nismës Thurje.
“Rezart Prifti nuk është vetëm një pedagog i ri i talentuar por edhe një aktivist me profil të lartë, i angazhuar për një kohë të gjatë në kauza publike. Gjatë protestës studentore, Rezarti i dha zemër mijëra studentëve për të vazhduar revoltën deri në arritjen e kërkesave. Sot Rezi, duke u bashkuar me të tjerë të ngjashëm, ka një thirrje për të gjithë shoqërinë. Dëgjoje dhe nëse e gjen veten shpërndaje!” shkruan Nisma Thurje./abcnews.al