Nisma ligjore e Kryemadhit/ “Mbi të dhe Metën rëndojnë akuza të rënda”, avokati: Propozimi, antikushtetues!

schedule23:44 - 4 Qershor, 2024

schedule 23:44 - 4 Qershor, 2024

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi nismën ligjore të deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi lidhur me statusin e deputetit.

Gjatë kësaj interviste, avokati Idajet Beqiri e vlerësoi si një absurditetet, ndërsa shtoi se një propozim antikushtetues.

“Është një absurditet. Në vend të merrem me gjera të rëndësishme, nuk ka vend të bëjë propozime të tilla antikushtetuese. Duket sikur e ka për vetën e saj. Për çfarë do të informohet, kur bëhet një hetim pasuror për të? Jo vetëm antikushtetuese, por do të bëhet faktor në një moment kur mbi kurrizin e saj dhe burrin e saj ka akuza të rënda”, tha avokati, duke shtuar:

Gjatë kësaj interviste, avokati Idajet Beqiri ndërsa foli për Lulzim Bashën, e cilësoi si ushtar të Berishës dhe se do të mbahet mend për aferën e rrugës së Kombit bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Më tej nënvizoi se nuk e përfaqëson më opozitën e këtij vendi.

“Lulzim Basha do mbahet mend në politikën shqiptare për një kapitull të parë që ka qenë i dështuar, i ngarkuar si një politikan që iu dha shansi të bëhej faktor dhe të ndikonte për mirë në jetën politike dhe të vendit, po ato shanse i dogji vetë. Mesa duket ishte nën ombrellën e atij që e mori dhe nuk i la post pa i dhënë”, tha ai.

Nga ana e tij gazetari Flogert Muça ndërsa komentoi lidhur me profilin e Lulzim Bashës, tha se është një politikan i dobët, megjithëse shtoi se ka bërë edhe akte të mira, si marrëveshjen e 17 majit dhe ndarja nga Sali Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!