Nisma Socialdemokrate përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.
Kreu i k⌂sa force, Fatmir Limaj thotë se Albin Kurti po mundohet ta fshehë arsyen e vërtetë të vizitës në Bruksel.
Nisma thotë se takimi në Bruksel po bëhet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. “Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.
Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.
Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo-transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”.
Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoje opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL