Ylli i James Bond, Daniel Craig ka dhuruar 10 mijë paund për tre baballarë që kanë ndërmarrë një nismë në kujtim të vajzave të tyre që vranë veten. Ata kanë nisur një shëtitje prej 300 kilometrash për të mbledhur fonde për një organizatë bamirësie me qëllim parandalimin e vetëvrasjeve.
“Three Dads Walking” është ndërmarrë nga Andy Airey, Mike Palmer dhe Tim Owen, të cilët e konsideruan donacionin e aktorit të famshëm si një gjest mahnitës. Airey tha se ishte i lumtur që aktori i kishte lejuar ata të ndanin lajmin e bujarisë së tij.
“Na lejoi të flasim për këtë lajm fantastik, veçanërisht pasi ai është aktori më i famshëm në botë për momentin, apo jo?”, tha ai. Vajza e Airey, Sophie vdiq në vitin 2018, ndërsa vajza e Palmer Beth vrau veten në Mars 2020 dhe ajo e Owen, Emily vdiq vetëm disa ditë më parë.
Treshja do të ecë rreth 20 kilometra në ditë midis shtëpisë së Airey, pranë Cumbria, shtëpisë së zotit Palmer në Sale, Manchester dhe pronës së zotit Owen në Shouldham, Norfolk. Ata presin që ta përfundojnë sfidën më 23 tetor. /abcnews.al