Realizuam gjysmën e ëndrrës së madhe.
Ndoshta më shumë se kaq, ndërsa Shqipëria kaloi me sukses fazën e grupeve me 7 ndeshje deri tani nga 8 gjithsej, duke siguruar kualifikim për në play off për Kupën e Botës.
Nëse në mars do të arrijmë dy fitore të tjera, do të jemi për herë të parë në finalet e një Botërori, diçka që nuk e kemi arritur kurrë, as kur I jemi afruar në epokën e Agustin Kolës e Arbën Mingës në mesin e viteve 80-të të shekullit të kaluar, si dhe 6 vjet më parë.
Suksesin vërtet shumë të madhe e morëm me golin e shkëlqyer të Kristian Asllanit, pas një aksioni gjithashtu të shkëlqyer nisur nga Nedim Bajrami dhe me asist të Myrto Uzunit.
Një dorë na e dha Anglia që mundi 1-0 Serbinë në “Uembli”, duke e lënë 4 pikë pas nesh kur mbetet edhe një ndeshje deri në fund.
Trajneri Silvinjo më në fund goditi me zëvendësimet, pasi hodhi në fushë pak minuta më herët pikërisht Bajramin dhe Uzunin.
Shqipëria bëri shumë më tepër se Andorra, siç pritej.
Pati 62 për qind mbajtje topi, 10 gjuajtje ndaj 3 të vendasve, por vetëm dy në kuadrat, ndaj asnjë të kundërshtarit. Sidoqoftë, në pjesën e parë nuk bindi, pa shpejtësi e fantazi.
Të paktën bëri atë që duhej. Kombëtarja do të jetë në vazon e tretë të play off të Kupës së Botës, jo e favorizuar e do të luajë jashtë fushe, por rëndësi ka që arritëm deri aty./abcnews.al

