Bochumi ka shkarkuar trajnerin Thomas Reis. Në gjashtë javët e para të Bundesligës skuadra pësoi 6 humbje, duke u renditur në vendin e fundit të renditjes.
Një paraqitje e tillë i ka shtyrë drejtuesit që të marrin vendimin për të larguar trajnerin. Të shtunën, Schalke i shkaktoi humbjen e gjashtë, duke e mundur Bochum 3-1 dhe pikërisht kjo humbje është konsideruar e tepruar.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë për ne. Thomas ka një lidhje me klubin dhe qytetin që shkon përtej tri viteve të fundit që janë mjaft të suksesshme.
Ne duhet urgjentisht të gjejmë zgjidhje për të përmirësuar situatën, e cila është shumë e vështirë nga pikëpamja sportive”, – tha drejtori sportiv, Patrick Fabian.