Pushimeve të verës po u vjen fundi, ndërsa prindër e nxënës po përgatiten për nisjen e vitit shkollor. Në institucionet arsimore të Gjirokastrës ka nisur shpërndarja e librave. Në Gjirokastër, shqetësim janë kushtet në të cilat do të zhvillohet mësimi
“Kemi frikë dhe për fëmijët që do të shkojnë në shkollë se dimë se si do i vejë puna”, është shprehur një banore.
Tekstet do të jenë falas fëmijët nga klasa e parë deri në të 7-ën. Edhe pse në kohë Covidi dhe në një regjim të rreptë parandalimi të përhapjes së virusit, janë libra që duhet ti ruajnë dhe ti kthejnë në fund pa dëmtuar.
“Mjafto që të mësojnë fëmijët”.
Kryetarja e Zyrës Vendore të Arsimit Gjirokaster-Libohove Albana Hasanaj shprehet se në disa shkolla mësimi do të zhvillohet me dy turne.
“Ora mësimore do të jetë 45 minuta, është bërë parashikimi i saktë për të gjithë hapësirat dhe respektimin e distancimit social”, ka thënë Hasanaj.
Ne Fier shpërndarja e teksteve shkollore pavarësisht masave anti Covid po bëhet mes konfuzionit. Megjithëse nuk janë shfaqur grumbullime masive në shkolla apo pika shitjesh, prindër dhe nxënës nuk po marrin të njëjtin shërbim në të gjitha shkollat.
Rasti i ketij gjyshi qe vjen nga Berati për nipin jetim ne Fier, eshte tregues i qartë i mungesës së vëmendjes për këto kategori nxënësish.
“I mora librat te shkolla, kam një djalë invalid që nuk ka as baba dhe as nënë. Më duhen dhe tre libra do i blej se nuk kishte”, ka thënë ai.
Edhe në Fier prindërit nuk e fshehin frikën.
Drejtoria arsimore rajonale dhe shkollat kane përcaktuar skenarët se si do të përgatiten dhe zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë./abcnews.al