Nisin zyrtarizimet e kandidaturave për zgjedhjet presidenciale të 2020 në SHBA

schedule13:16 - 11 Shkurt, 2019

schedule 13:16 - 11 Shkurt, 2019

Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur dy kandidate gra për të nisur manovrat e para në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Ata premtojnë betejë të ashpër në objektivin për të larguar Donald Tramp nga Shtëpia e Bardhë.

Kanë nisur manovrat e para për zgjehdjet presidenciale amerikane të 2020-ës. Mes kandidatëve është dhe e moderuara Amy Klobucher, edhe pse janë shumë të paktë ata që mendojnë se ajo ka mundësi reale për fitore. Por partia demokratike këtë herë synon të arrijë e përgatitur në betejën elektorale dhe këto veprime shërbejnë dhe për të testuar humorin e elektoratiti sidomos mes të pavendosurve; dhe përgatitjen e terrenit për ata që do të jenë kandidatët kryesorë që vërtet mund të garojnë për fitoren përfundimtare

Klobucher zyrtarizoi kandidaturën e saj nga Minesota, në një mission gati të pamundur po prej të cilit demokratët mund të kuptojnë se si mund të marrin shtëpinë e bardhë nga duart e Donald Tramp.

Elizabeth Uarren gjithashtu zyrtarizoi kandidaturën e saj për zgjehdjet presidenciale. Senatorja dmeokrate zgjodhi Massachusetts, për të deklaruar se beteja e saj do të ketë në qendër pabarazinë ekonomike në vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!