Nisin tarifat Trump për Shqipërinë/ Mallrat që eksportohen në SHBA, 10 përqind tarifë

schedule16:08 - 5 Prill, 2025

schedule 16:08 - 5 Prill, 2025

Hyn në fuqi tarifa prej 10% e Donald Trump e vendosur për mallrat shqiptare që  shiten në Shtetet e Bshkuara të Amerikës.

Agjentët doganorë amerikanë filluan mbledhjen e tarifave të në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA. Të gjitha mallrat dhe produktet shqiptare që shkojnë drejt Shteteve të bashkuara tashmë  do të duhet të paguajnë një tarifë prej 10%.  Në grafikun që prezantoi presidenti  amerikan  Donald Trump të mërkurën   tarifa 10%   vendosi edhe për Kosovën dhe Malin e Zi.

Shqipëria rezulton midis vendeve me tarifa të ulëta .Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë disa herë më të larta .

Shqipëria importon më shumë mallra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u renditur e pesta për nga rëndësia. Importet e mallrave amerikane në Shqipëri preken vleren e 20.5 miliarde eurove gjatë vitit të kaluar.

Ne importojmë nga Shtete e Bashkuara të Amerikës kryesisht mallra ushqimore.automjte,celik e mobilie. Megjithatë nëse vërëjme tendencën në dy muajt e parë të këtij viti  importet e mallrave nga Shtetet E bashkuara të Amerikës kanë rënë në 2.7 miliarde  lekë nga 4.3 që ishin një vit më parë.

Vendi ynë eksporton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryesisht ushqim e pije joalkolike,materail ndërtimi e metale  ndërsa peshën kryesore e mbajnë bimët mjekësore. Gjatë vitit të kaluar vlera e mallrave e produkteve shqiptare të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultojnë 7 miliardë euro me një ngadalësim në krahasim me 2023.

Po ashtu mallrat që  eksporton Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë pasur rënie në vlerë edhe në janar-shkurt të 2025 duke u ulur në 653 milione lekë nga 749 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!