Nisin stërvitjet e përbashkëta midis Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së

schedule09:10 - 17 Prill, 2023

schedule 09:10 - 17 Prill, 2023

Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta, ndërsa rrisin bashkëpunimin për të kundërshtuar më mirë kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut.

Njoftimi vjen disa ditë pasi të tre vendet ranë dakord në bisedimet trepalëshe në Uashington për të zhvilluar stërvitje të rregullta, si pjesë e përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin në nivel diplomatik dhe ushtarak.

Stërvitjet e sotme, në ujërat ndërkombëtare midis Koresë dhe Japonisë, do të përfshijnë luftanijen koreano-jugor Yulgok Yi I, luftanijen amerikane USS Benfold dhe Atago japonez, të gjithë të pajisur me sisteme Aegis.

“Është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin trepalësh të sigurisë kundër kërcënimeve të përshkallëzuara bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut dhe për të forcuar aftësinë dhe gatishmërinë e marinës sonë për t’iu përgjigjur raketave balistike,” tha kapiteni Kim Ki-young në një deklaratë.

Tensionet kanë qenë të larta javët e fundit pasi Koreja e Veriut ka rritur aktivitetet ushtarake, me testimin e një rakete të re balistike ndërkontinentale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!