Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët reshjet e borës kanë nisur sot edhe në Tiranë. Edhe pse bëhet fjalë për një përzierje të shiut me borën, kryeqyteti duket se po sheh dëborën e parë pas disa vitesh.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditën e sotme ndërsa momentalisht termometri shënon 2 gradë Celsius.
Ditën e sotme ka pasur reshje bore thuajse në të gjithë vendin, ndërsa sipas Meteoalb, kjo javë do të jetë me ftohta e vitit. sb/abcnews.al/