Reshjet e borës kanë nisur edhe në Kukës. Në lartësitë mbi 500 metra dëbora ka vënë një shtresë nga 5 deri ne 25 cm në zonat malore.
Rruga e Kombit dhe rrugët nacionale funksionojnë pa probleme. Mësohet se ka probleme në disa segmente rrugore në zonat rurale që lidhin njësite administrative me fshatrat, kryesisht në Topojan, Grykecaje, Bushtricë, Arrën, Kalis, Shishtavec, Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin pre disa ditësh. Sakaq, në zonat malore kanë nisur edhe reshjet e para të borës. g.v/abcnews.al