Sipas Meteoalb: Pjesa më e madhe e vendit tonë paraqitet me vranësira të dendura dhe shira, por në zonat veriore-verilindore parashikohen rreshje dëbore. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në territor.
Temperaturat e ajrit luhaten lehtë në të dyja vlerat ditore duke bërë që vlerat e mëngjesit të zbresin në -1°C në zonat malore ndërsa mesdita do të shënojë deri në 15°C në zonat bregdetare.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al