Nisin regjistrimet në Universitetin “Epoka”: Zgjedhja e parë për studentët

schedule15:58 - 2 Shtator, 2020

schedule 15:58 - 2 Shtator, 2020

Universiteti “Epoka” ka hapur regjistrimet për të gjithë kandidatët për studentë të cilët këtë vit akademik e kanë përzgjedhur për të ndjekur studimet e larta.

Shumë prej maturantëve Universitetin “Epoka” e kishin zgjedhje të parë në formularin A2 të aplikimit ndërsa universiteti  ka mbështetur me bursa studimi rreth 70% të tyre.

“Arsyeja kryesore ishte pjesa e bursës, mund të merrja bursë pasi kisha një mesatare shumë të mirë dhe “Epoka” ma siguronte këtë. Më jepte mundësi që atë mund që kisha bërë  gjatë gjimnazit ta shfaqja në Universitet. Kisha një mesatare të lartë  të tre viteve, 9.97  dhe mora një bursë të plotë”, shprehet ai.

Këtë vit akademik në Universitetin “Epoka” do të pranohen rreth 700 studentë të rinj në degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, asaj  Kompjuterike, Elektronike, Softuerit, Arkitekturës, Komunikimit Digjital, Ekonomike, Administrim Biznesit, Informatikës ekonomike, financë-bankë, marketing Ndërkombëtar dhe Logjistik, Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Drejtësi.

Përgjegjësi i Zyrës së Pranimeve, Loren Senja, shprehet së vetëm në fazën e parë të regjistrimeve pritet të plotësohen rreth 80% e kuotave të vëna në dispozicion.

“Siç shihet ka një interes të shtuar nga maturantët, vetëm në fazën e parë pritet të plotësohen 80 % e kuotave. Kjo tregon që Universiteti “Epoka” është një zgjedhje e parë për maturantët.  Ndryshe nga vitet e shkuara, për shkak të pandemisë, këtë vit jemi duke zbatuar në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet për ambientet e brendshme”, shprehet ai.

Vendet që mund të mbeten të lira në raundin e parë të regjistrimeve mund të plotësohen në raundin  e dytë.

Kandidatët për studentë do të kenë mundësi të aplikojnë nga 19 shtatori deri më 21 shtator duke zgjedhur Universitetin “Epoka” si preferencë të parë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!