Rreth 28 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore atij të gjuhës së huaj. Testimi u zhvillua në klasa të mëdha, korridore e palestra në 144 qendra në të gjithë vendin 70% e të cilave sipas Ministrisë së Arsimit monitoroheshin nga kamerat.
Por rreth 30 minuta nga nisja e tij në rrjetet sociale u publikua një prej varianteve të tezës së provimit të anglishtes. I menjëhershëm ishte reagimi I Ministrisë së Arsimit e cila dënoi veprimin, e quajti një përpjekje për të minuar integritetin e procesit dhe tha se nuk ndikon në të.
Në gjimnazin “Sami Frashëri“ në Tiranë ku pjesa më e madhe e maturantëve u testuan në anglisht nxënësit thanë se nuk kishin dijeni për daljen e tezës dhe ndanë mendime për nivelin e vështirësisë së saj.
Shtatë ditë pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të testohen në gjuhë shqipe dhe letërsi, më 18 qershor në matematikë dhe provimet e maturës i përfundojnë me testin e lëndës me zgjedhje me 24 qershor.