Nisin protestat në Spanjë, mijëra njerëz kundër qeverisë Sanchez

schedule18:08 - 21 Janar, 2023

schedule 18:08 - 21 Janar, 2023

Mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë socialiste dhe duke e akuzuar atë për minimin e kushtetutës, në një protestë të mbështetur nga partitë e krahut të djathtë.

Demonstruesit u mblodhën në Plaza de Cibeles përpara Bashkisë duke mbajtur flamuj spanjollë, duke i bërë thirrje kryeministrit Pedro Sanchez të jepte dorëheqjen dhe duke brohoritur “tradhtar”.

Më shumë se 100 organizata, duke përfshirë Partinë Popullore të opozitës konservatore, partinë e qendrës së djathtë Ciudadanos dhe të djathtën ekstreme Vox, organizuan tubimin nën sloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe për kushtetutën”.

Protestuesit sulmuan qeverinë për një sërë politikash dhe vendimesh, duke filluar nga lirimi i mbështetësve të pavarësisë katalanase deri te marrëveshjet e saj me partitë separatiste rajonale. Sipas vlerësimeve të autoriteteve të Madridit, rreth 30,000 njerëz morën pjesë.

Kreu i Vox Santiago Abascal, i cili ishte i vetmi lider i partisë që mori pjesë, u tha të pranishmëve se qeveria kishte “shkelur kushtetutën duke mbyllur spanjollët”, duke iu referuar bllokimeve të vendosura për shkak të Covid-19.

Rreth 200 kilometra larg, në qytetin veriperëndimor të Valladolidit, Sanchez tha në një protestë të Partisë Socialiste të Punëtorëve se protestuesit në Madrid po mbronin një Spanjë të njëanshme.

Në qershor 2021, qeveria e Sanchez fali nëntë liderë të burgosur të përpjekjes së dështuar për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017.

Sipas shumicës së sondazheve të opinionit, Partia Popullore (PP) pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në fund të vitit, por gjithashtu duket se konservatorët do të kenë nevojë për mbështetjen e Vox për të qeverisur.

Në maj do të mbahen zgjedhjet komunale dhe rajonale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!