Nisin protestat edhe në Portugali, fermerët bllokojnë rrugët që lidhin vendin me Spanjën

schedule22:19 - 2 Shkurt, 2024

schedule 22:19 - 2 Shkurt, 2024

Protestat e fermerëve evropianë është shtrirë edhe në Portugali që prej ditës së djeshme. Fermerët portugezë kanë përdorur mjete bujqësore si traktorë për të bllokuar të paktën tre rrugë që lidhin vendin me Spanjën, duke iu bashkuar kështu protestave në mbarë Evropën.

Qeveria portugeze njoftoi pak ditë më parë ndihën urgjente me blerë 500 milionë euro për fermerët që të përpiqen të shmangin protestat masive. Qindra fermerë me traktorë dhe automjete të tjera u nisën ngadalë drejt katër pikave kryesore të kalimit për në Spanjën fqinje.

Në Francë, ku fermerët kanë protestuar prej javësh, qeveria ka hequr dorë nga planet për të reduktuar gradualisht subvencionet për naftën bujqësore dhe ka premtuar më shumë ndihmë. Protestat janë përhapur në Spanjë, Itali dhe Belgjikë, ku fermerët hodhën vezë dhe gurë në Parlamentin Evropian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!