Jose Mourinho po përgatitet për t’u kthyer në stol. Trajneri portugez është përfolur për zëvendësimin e Zidane në stolin e Real Madrid, por karriera e tij pritet të vazhdojë diku tjetër.
Bild raporton se “Special One”, i cili qëndron pushim prej dhjetorit të kaluar, ka nisur tratativat me Borussia Dortmund. Mourinho po mëson gjuhën gjermane dhe tundohet nga ideja për të provuar emocionet e Bundesligës.
Trajneri Favre nuk rrezikon postin e tij për momentin, por drejtuesit e verdhezinjve po programojnë të ardhmen me trajnerin luzitan në stol. /abcnews.al