Nisin Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang

schedule15:51 - 9 Shkurt, 2018

schedule 15:51 - 9 Shkurt, 2018

Kanë nisur zyrtarisht lojërat olimpike dimërore në Korenë e Jugit, në një ceremony spektakolare ku kanë sfiluar atletë të 81 shteteve pjesëmarrëse. Atletët rusë mbanin një flamur neutral, ndërsa ata të dy Koreve sfiluan së bashku

Pritja përfundoi, pas dy garave të para të curling, patinazhit artistik dhe hedhjes me ski, është kryer dhe ceremonia e hapjes së “PieongChang 2018”. 92 shtetet që do të marrin pjesë në lojërat olimpike dimërore kanë sfiluar Brenda stadiumit olimpik.

Në një të ftohtë polar, me imazhin e akullit në qendër të stadiumit dhe fishekzjarre në qiell ceremonia e lojërave olimpike dimërore.

Atletët e Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut kanë hyrë së bashku dhe motra e liderit të Kim Jong Un është cuar në këmbë nga tribuna duke përshëndetur atletët në parakalimin e tyre. Kamerat kanë filmuar një shkëmbim buzëqeshjesh dhe shtrëngim duarsh es presidentit koreanojugor Moon dhe motrës së liderit koreanoverior e cila përfaqëson vendin e saj në këtë ceremony

Ishin dy atleët që mbanin flamurin e gadishullit Korean

Dhe Kanaadaja ashtu si nuk kishte ndodhur më parë ka pasur dy atletët që mbanin flamurin

Ndërsa atletët rusë kanë sfiluar me një flamur neutral, për shkak të skandalit që ka përfshirë kolegët e tyre për doping.

Pavarësisht temperaturave të ulëta atletët e Bermudës nuk kanë hequr dorë nfa kostumet e tyre karakteristike.

Delegacioni më i madh në numër është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili mban rekord dhe për numrin e medaljeve të fituara në lojërat olimpike dimërore.

Ndërsa nuk ka munguar në stadiumin olimpik as kënga hit Gangam Style

Një sfidë e veçantë mund të jetë dhe ajo mes Gjermanisë dhe norvegjisë të cilët prej kohësh kërkojnë të mundin njëra tjetrën për numrin e medaljeve të fituara. Aktualisht norvegjezët kanë nëj medalje më shumë.

Zëvendës presidenti amerikan Majk Pens ka bojkotuar darkën olimpike për të qëndruar së bashku me atletët amerikanë.

Por nuk kanë munguar as protestat jashët stadiumit, nga manifestues që nuk mbështesin bashkimin e dy Koreve në sfilatën e hapjes

Spektatorëve të shumtë u janë shpërndarë mjete të ndryshme për të ngrohur duart dhe këmbët për shkak të temperaturave të ulëta./abcnews.al