Të gjithë policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, më 26 Mars 2018, në veri të Mitrovicës do t’i nënshtrohen një hetimi nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.
Hetimin e policëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës e ka kërkuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Millan Radojeviç.
Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviç ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, e ku është lënduar ministri Nenad Rikallo dhe disa të tjerë, shkruajnë mediat kosovare. /abcnews.al
Nisin hetimet ndaj policëve që arrestuan Marko Gjuriç
schedule09:26 - 24 Prill, 2018
schedule 09:26 - 24 Prill, 2018