Milot Rashica vijon të jetë në qendër të merkatos. Interesimi për sulmuesin dardan të Werder Bremen nuk mungon dhe atë po e tenton Hertha Berlin.
Drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë nisur bisedimet me homologët e Werder për huazimin e 24-vjeçarit deri në fund të këtij sezoni.
Hertha Berlin are in talks to loan Milot Rashica from Werder Bremen. He allegedly turned down Aston Villa in the summer because he didn’t want to be involved in a relegation battle. Hertha are fifth bottom in the Bundesliga ? #hahohe #SVW #AVFC
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) January 31, 2021
Kujtojmë që Rashicën e tentoi Aston Villa verën e kaluar, por lojtari nuk pranoi kalimin në Premier, duke theksuar se nuk donte të garonte për një ekip që lufton për mbijetesë.
Një gjë e tillë do të ndodhë te Hertha Berlin, gjithmonë nëse klubet gjermane arrijnë akord mes tyre. Hertha renditet në 14-të, me vetëm 2 pikë mbi zonën e ftohtë. /abcnews.al