Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos tha se do të nisë një fushatë komunikimi për të bërë të mundur që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet më shumë. Në konferencën për mediat me kryeministrin Edi Rama, tha se një gjë e tillë, do të bëjë që shtetet anëtare të unionit, ta kenë më të lehtë vendimmarrjen për vendin.
“Ne nuk jemi thjesht pasionant për Evropën por edhe të fokusuar drejt objektivave. Ne do të japim këto rezultate edhe nëse vetë qytetarët shqiptarë, do ta mbështesë këtë punë që ne po bëjmë. Për mendimin tim, është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare. Të përfshihet jo vetëm qeveria, por çdo qytet, fshat, që qytetarët të kuptojnë pse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar.
Detyra ime dhe angazhimi im është që të marrë masa dhe të kujdesem që Shqipëria të njihet akoma më shumë në shtetet e BE. Do të fillojmë një fushatë komunikimi se pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria BE. Së shpejti, do të kemi edhe një sondazh për zgjerimin dhe në bazë të gjetjeve do të ndërtojmë edhe një fushatë. Thirrja ime për të vepruar edhe për median ju lutem na ndihmoni është që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet akoma më shumë në shtetet anëtare se kjo do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen.”, tha Kos./abcnews.al