Nisi ndeshjen ndaj Bologna si zëvendësues, Asllani: Vetëm një cilësi do doja t’i vidhja Calhanoglu

schedule10:01 - 9 Tetor, 2023

schedule 10:01 - 9 Tetor, 2023

Kristjan Asllani, edhe pse ishte parashikuar titullar, nuk e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen me Bologna dhe Simone Inzaghi ka zgjedhur ta hedhë në fushë në minutën e 83’-të, në vend të Hakan Calhanoglu.

Pikërisht për rolin e turkut ka folur edhe elbasanasi, që tashmë me largimin e Marcelo Brozovic, është alternativa e parë e tij.

“Çfarë do t’i vidhja Calhanoglu? Ai është i fortë në gjithçka, ka një aftësi shumë të fortë mbrojtëse që ndoshta më mungon, çdo ditë më jep këshilla dhe unë jam i lumtur që e kam në krahun tim dhe mund të mësoj prej tij”, ka thënë mesfushori 21-vjeçar i Kombëtares për kanalin e klubit zikaltër./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!