Pavarësisht se nuk bën një punë të lehtë rreth 14 orë pa ngrënë e pa pirë nuk janë të vështira për Majlinda Dedën sepse ajo përmbushet shpirtërisht. 45 vjeçaren ditën e parë të muajit të Ramazanit e takuam në institucionin ku pastron, në qendër të Tiranës. Agjëron prej 20 vitesh, por thotë se kjo nuk e ka privuar nga angazhimet e përditshme.
“Fare fare fare. Ndjej kënaqësi kur vjen muaji i Ramazanit”
Miqtë gjatë këtij muaji në familjet e besimtarëve myslymanë janë më të shpeshtë. Zonjës së shtëpisë i shtohen sakrificat, por bashkë me to thonë se iu vijnë dhe kënaqësitë.
“Nga ana fizike e lodhshme po nga ana shpirëtore shumë e kënaqshme, kur fton miq mbushet shtëpia gjallëron ka lezet”
“Adhurimi është i njejtë si për gratë dhe burrat, si falen burrat falen dhe gratë, por ndryshimi i vetëm është se gruaja është nënë bashkëshorte sakrifikon më shumë”
Besimtarët myslimanë e kanë pritur me padurim këtë muaj pavarërsisht se ka dhe prej tyre që nuk mund të agjërojnë.
“Nuk mund të agjërojë një nënë që ushqen të voglin me gji, një i sëmurë, një i shumë i moshuar, fëmijët”
Agjërimi për një mysliman përveçse një dëshirë është një detyrim. Për Fatmën diçka tjeter ka po kaq rëndësi. Modeli i saj edhe pas 15 vitesh që agjëron rregullisht vjen nga fëmijëria.
“Mos u grindeni na thoshte gjyshja. Ramazani është muaji i qetësisë dhe i durimit. Për të agjërur është gjë e thjeshtë, por të ndalësh veten nga të menduarit negativisht, thashethemet, mendoj se është sfidë për njeriun, mendoj se besimtarët këtë e kanë më të vështirë. Ramazani eshtë dhe muaji i solidarizimit mundohemi ti gjendemi ne ndihmë njerëzve në nevojë. Ne ta përjetojmë me shumë pamundësine e nevojtarit e kuptojmë mirësinë e ushqimit dhe gjendjen e të varfërit”
Ndërsa ditën e parë të Ramazanit Fatma tregon se nis më këshillën e gjyshes, ditën e fundit të muajit e mbyll duke shpresuar.
“Shpresoj që Zoti të mi ketë pranuar të gjithë gabimet, faljet dhe pendesën time”