Nisi me të qeshura dhe përfundoi me sherr masiv, plas keq në Meksikë

schedule16:12 - 21 Tetor, 2019

schedule 16:12 - 21 Tetor, 2019

Sherr i madh në futbollin meksikan. San Luis priste në shtëpi ekipin e Queretaros dhe miqtë po fitonin 0-2. Ndeshja po shkonte drejt fundit kur në shkallë nisën përplasjet e para. Situata doli jashtë kontrollit dhe lufta mes tifozëve u shpërngul në fushën e blertë.

The Sun tregon se si nisi sherri. Një tifoz vendas dhe një grup tifozësh të Queretaros nisën gjithçka. Këta të fundit kanë filluar të tallen dhe të ofendojnë tifozët e San Luis. Ky ishte gabimi fatal që solli tërbimin e vendasve.

Beteja nisi dhe ESPN raporton se 37 tifozë janë plagosur. Paniku bëri që shumë prej tyre të futen në fushë, por dhuna vazhdoi edhe aty, pavarësisht ndërhyrjes së policisë.

Ndeshja u ndërpre, ndërsa fusha u rikthye në një betejë të frikshme. Tifozë të gjakosur gjithandej dhe fëmijë e familjarë të tmerruar. Rivaliteti midis këtyre dy ekipeve është shumë i madh sa krahasohet me derbin midis Club America dhe Guadalajara Chivas. /abcnews.al