Nishani, apel qeverisë: Mos gënjeni, nxirrni shifrat e vërteta të të prekurve nga koronavirusi

schedule15:36 - 18 Prill, 2020

schedule 15:36 - 18 Prill, 2020

ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka bërë një apel të fortë ndaj qeverisë duke kërkuar zbulimin e shifrave të vërteta të të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nishani dyshon tek të dhënat e qeverisë nisur edhe nga fakti se sipas tij kurba e prekshmërisë së Shqipërisë është e çuditshme.

Ai thekson se kurba qe prezantohet eshte “konfirmim i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë në Shqipëri për trajtimin e pandemisë”, po edhe “treguesi i rastit unik në Evropë të një qeverie që gënjen dhe mashtron duke menduar se duke fshehur sëmundjen dhe për më tepër paaftësinë e saj për ta trajtuar në gjithë dimensionin që kërkon një pandemi, do ta kalojë përgjegjësinë tek sëmundja e njerëzve”.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Nishani shkruan se tashme qe edhe Kina beri korrigjimin e shifrave per numrin e viktimave, Qeveria shqiptare duhet te tregoje te verteten, lidhur me numrin e vdekjeve ne vendin tone.

Postimi i Bujar Nishanit

Ajo pak media e pavarur që ka mbetur në Shqipëri po denoncon dhe po tallet me kurbën e deformuar të qeverisë për treguesin e ecurisë së pandemisë në vendin tonë.

Kurba qesharake e rastit shqiptar dhe treguesit e “asgjësë” prej saj janë në fakt edhe një tjetër konfirmim i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë në Shqipëri për trajtimin e pandemisë, por edhe treguesi i rastit unik në Evropë të një qeverie që gënjen dhe mashtron duke menduar se duke fshehur sëmundjen dhe për më tepër paaftësinë e saj për ta trajtuar në gjithë dimensionin që kërkon një pandemi, do ta kalojë përgjegjësinë tek sëmundja e njerëzve.

Tashmë që Kina bëri korrigjimin e numrit të vdekjeve duhet që edhe qeveria shqiptare të kthehet tek transparanca dhe e vërteta, të deklarojë numrin real të qytetarëve që ndërruan jetë me virusin pasi është e vetmja qeveri në Evropë që fsheh këtë numër.

Autoriteti zyrtar për shëndetin dhe epidemitë në Shqipëri deklaroi tashmë se virusi ka qenë prezent tek ne qysh në muajin shkurt.

Kjo në fakt nuk është ndonjë zbulim pasi dihej nga kushdo që i gjithë ai komunikim fizik midis udhëtarëve nga Italia, kuptonte se virusi ishte prezent që në atë periudhë edhe në Shqipëri.
Tashmë kjo, vetëm sa është pranuar zyrtarisht nga autoritetet profesioniste të vendit.

Në këtë rast përtej pranimit të faktit kemi edhe demontimin e gënjeshtrës së qeverisë dhe një akuzë publike ndaj mos reagimit të saj dhe lejimit të përhapjes së virusit.

Kur sheh sot që pushtetaret kërkojnë të fusin në burg ata që bëhen mbartës të virusit për shkak se sipas diabolizmit të rilindsave, ekzistenca e tyre është shkak për të infektuar të tjerë, të shkon në mendje filozofia dhe praktikat naziste të ndjekura në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Një çmenduri pushtetarësh që konsiderojnë një person që sëmuret si kriminel dhe parashikojnë dënimin e tij/saj me burg.

Nuk është idiotësi por banditizëm i veshur me pushtet.

Nëse ka sot një rast që duhet hetuar penalisht është pikërisht rasti që rrjedh nga konfirmimi zyrtar se virusi ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin shkurt, por reagimet e para të qeverisë erdhën vetëm në mesin e muajit Mars.

Përgjegjësit e lejimit të kësaj situate të përhapjes së sëmundjes duhen hetuar dhe jo qytetari që mund të sëmuret.

Veprimet, sipas teorisë naziskine mbi “sjelljen antisociale” dhe platformës së tyre për “luftimin parandalues të krimeve”, tashmë prej pushtetarëve në Shqipëri, të cilët votuan dënime penale dhe konsiderimin kriminel qytetarin që bëhet mbartës i virusit në pandemi, nuk na çudisin se ç’far janë në të vërtetë sot qeveria apo parlamenti tek ne.

Por më shumë, ky fakt të trishton për mos reagimin e institucioneve evropiane, si një tregues i braktisjes prej tyre të shoqërisë dhe popullit shqiptar edhe përballë akteve të tilla barbare të një qeverie që shpërfaq platforma të tilla urrejtje e rracizmi, ndaj popullit të vet, në mes të Evropës në shekullin e 21-të.

https://www.facebook.com/288438424538934/photos/a.679069102142529/2820330868016331/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!