“Nisa të luaj basketboll”, rrëfehet Vlahovic: Juve nuk dorëzohet kurrë, i tillë jam dhe unë

schedule20:55 - 19 Maj, 2022

schedule 20:55 - 19 Maj, 2022

Në Serbi që të vegjël gjithmonë e mbanim topin në dorë. Kisha dëshirë të isha gjithë kohën në lëvizje. Fillimisht nisa të luaj basketboll, ishte pasioni im i parë”, kështu e nisi deklaratën e tij Dushan Vlahovic, i cili ishte i ftuar në Panairin e Librit në Torino.

Në prezantimin e librit “Vlahovic, nuk mbaron këtu”, shkruar nga drejtori i Tuttosport, Guido Vaciago. Serbi ka folur për shumë çështje, duke nisur nga hapat e parë në botën e sportit.

“Kjo edhe sepse në shkollën time fillore kishte një fushë basketbolli. Dy-tri vite u mora me basketboll, pastaj duke luajtur me shokët e mi vendosa të merrsha me futboll. Nëna më çoi në seancën e parë stërvitore”, tha fillimisht sulmuesi.

Më pas për kalimin te Juventusi, Vlahovic shtoi: “Më pëlqen ADN-ja e Juventusit, dëshira për të luftuar dhe për të mos u dorëzuar, për të kaluar kufirin, për të shkuar në limite. Edhe unë jam pak i tillë. Më pëlqen të punoj, të arrij sa më lart. Nuk dua të kem asnjë pishman kur të ndalen, dua të jap gjithçka e të mos pendohem. Kjo është puna ime, jam i privilegjuar dhe nuk ka pse të jetë ndryshe”.

“Presion i madh? Për mendimin tim, të tjerët kanë presion. Presionet janë të ndryshme. Një familje që punon gjithë muajin pa e ditur që do ia dalë, ky është presioni. Ne luajmë futboll, argëtohemi, duke u përpjekur të bëjmë sa më shumë njerëz të lumtur.

Nisa të luaja për pasion, për të bërë krenarë të gjithë njerëzit që më shikonin. Jam i lumtur se si po shkon jeta ime. Dashuria e publikut më shtyn. Edhe nëse je i lodhur, të shtyn të bësh gjëra që as nuk i imagjinon. Jam i lumtur te Juve, e kam dashur shumë këtë kalim. Shpresoj të fitoj shumë gjëra”, u shpreh ylli i Juventusit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!