“Nisa aktrimin në 1992, kur shoqëria shqiptare ishte në tranzicion”, rrëfehet Albana Koçaj: Prindërve ia mbajta të fshehtë

schedule11:03 - 12 Shkurt, 2025

schedule 11:03 - 12 Shkurt, 2025

Aktorja e njohur, Albana Koçaj ka rrëfyer rrugën e saj drejt aktrimit dhe detaje nga jeta e saj personale në emisionin “Pas Mesnate”.

Ajo ka treguar se është futur në Akademinë e Arteve në vitin 1992, kohë kur shoqëria shqiptare ishte në tranzicion dhe aktori paragjykohej.

“Sigurisht që paragjykohen, gjithë kohës. Që në momentin që jam futur në Akademinë e Arteve. Po flasim shumë herët, unë jam futur në 1992, kur shoqëria shqiptare ishte në tranzicion dhe sigurisht nuk ishte ky mendim për aktorin që është sot. Duhej të luftohej dhe me prindërit e tu për t’i bindur për pasionet e tua dhe për atë që doje më shumë se çdo gjë. Sigurisht që shoqëria, të paragjykonin njerëzit e tjerë. Të jesh aktore është një profesion, ka të bëjë me karakterin, me mënyrën se si e trajton familjen, si i përgjigjesh nevojave dhe asaj që ti je. Të gjithë kemi një profesion, ne e ushtrojmë, por kjo nuk ka të bëjë fare me thelbin që je ti”.

Më tej, Albana zbuloi si u bë pjesë e aktrimit, duke marrë leksionet e para fshehurazi familjes. Ajo theksoi se prindërve u ka treguar vetëm në momentin kur ka fituar konkursin në Akademinë e Arteve.

 “Një ditë të bukur, e kam gjetur veten në dyert e Teatrit Kombëtar. Kam takuar aty njerëz dhe u kam kërkuar të përgatitem për aktore. Sigurisht që e kuptova që kjo ishte rruga ime dhe vazhdoj ta dua atë profesion. Mua më për konkurs më përgatiti një djalë që ishte në vitin e katërt për regji, Romeo Kice, ia dedikojë të gjithë punën atij dhe që fitova, ai punoi me mua dy muajt e verës. U lodha shumë, më gjeti materialet që më përshtateshin dhe fitova. Prindërve të mi i thash kur fitova. U treguan shumë mirëkuptues, mbase ai mendimi që do më pengonin ishte vetëm në kokën time, por ata u treguan mirëkuptues. U çuditën pak, që nga të erdhi kjo ide. Po ne s’kemi asnjë artist në fis, kjo batuta klishe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!