Shkollat e larta në të gjithë vendin kanë hapur dyert për të pritur studentët. Rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka. Thuajse I njejti numër me vitin e shkuar.
Degët më të pëlqyera këtë vit akademik janë ato të teknologjisë së informacionit, informatikës apo programet që lidhen me shëndetin.
Degët e ekonomikut dhe drejtësisë kanë ruajtur të njejtën tendencë ndërsa programe të bujqësisë dhe mësuesisë kanë zgjuar më pak interes tek të rinjtë.
Ndryshe nga vite të shkuara për ti shpëtuar mbylljes disa programe studimi janë riorganizuar.
Në fakultetin e shkencave të natyrës në Unviersitetin e Tiranë janë hapur degët e kimisë farmaceutike dhe fizikës së shkencave kompjuterike.
Ndërkohë rreth 50 mijë studentë mbështeten me bursa ose përfitojnë tarifa të reduktura tha ministrja e Arsimit Ogerta Manastiliu nga universiteti politeknik ku mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik. Ministrja u ndal gjithashtu tek ndërkombëtarizimi i universiteteve.
Ndërsa Presidenti i Republikës inkurajoi studentët nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Për ti dhënë një mundësi të gjithë atyre që duan të studiojnë në Shqipëri pavërësisht nisjes së vitit akademik në të gjitha degët që kanë ende vende të lira regjistrimet do të rihpan në mesjave.