Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Universitetet hapin dyert për vitin e ri akademik, 120 mijë studentë në auditorë

schedule08:30 - 5 Tetor, 2026

schedule 08:30 - 5 Tetor, 2026

Viti i ri akademik nis sot në universitetet e vendit, duke shënuar rikthimin e studentëve në auditorë dhe fillimin e një cikli të ri studimesh.

Rreth 120 mijë studentë pritet të ndjekin programet e arsimit të lartë në institucionet universitare në të gjithë Shqipërinë. Mes tyre, rreth 20 mijë janë studentë të rinj, të cilët këtë vit ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.

Për këtë kategori studentësh, nisja e vitit akademik përfaqëson një hap të rëndësishëm pas përfundimit të shkollës së mesme dhe procesit të aplikimit për programet e arsimit të lartë.



Në qendër të interesit vijon të jetë edhe Universiteti i Tiranës, i cili mbetet ndër institucionet më të preferuara nga maturantët, me kërkesa të larta për disa prej programeve të studimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!