Në Britani ka nisur vaksinimi për grupmoshat mbi 40 vjeç . Janë rreth 750,000 persona që priten të vaksinohen gjatë kësaj jave.
Shefi ekzekutiv i NHS Angli Sir Simon Stevens tha: “Nëntë deri në dhjetë persona mbi 45 vjeç janë vaksinuar, gati tre të katërtat e 1- milion personave janë vaksinuar vetëm në dy ditë”. Shërbimi shëndetësor tha se 2.5 milion persona të moshës 42 deri 44 vjeç kanë marrë dozën e parë gjatë kësaj javë.
Britania ka regjistruar mbi 4,414,242 dhe 127,502 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al