Nis vaksinimi në Lezhë, Manastirliu: Në 15 mars vijnë 8 000 doza të tjera nga Pfizer

schedule12:42 - 4 Mars, 2021

schedule 12:42 - 4 Mars, 2021

Në datë 15 Mars në Shqipëri do të vijnë edhe 8 000 doza vaksinash nga Pfizer. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa pa nga afër procesin e vaksinimit të grupmoshës +80 vjeç në qytetin e Lezhës.

Manastirliu deklaroi se në dy javët e para të Marsit pritet edhe dërgesa e parë me vaksinat AstraZeneca nga mekanizmi COVAX.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 800o vaksina nga Pfizer”, tha Manastirliu.

Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca tha kryeministri Edi Rama do të nisë direkt vaksinimi i mësuesve duke marrë edhe pohimin e ministres Manastirliu.

Edi Rama: Me Astrazenecën do fillojmë direkt me mësuesit

Ogerta Manastirliu: Po ashtu sikurse e kemi lënë, sapo të vijë.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!