Nis vaksinimi në burgun e Fierit, 42 të dënuar marrin dozën Sputnik dhe Pfizer

schedule12:49 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:49 - 19 Qershor, 2021

Në burgun e Fierit, ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit për më shumë se 700 të dënuar.

Mësohet se këtë të shtunë 42 të dënuar më sëmundje shoqëruese do të marrin doza të vaksinës Sputnik dhe Pfizer.

Lexo edhe: Gjonaj: Pas policëve, kategoritë e të dënuarve që po marrin vaksinën kundër Covid-19

Ndërkohë procesi i vaksinimit do të vijojë deri në vaksinimin e të gjithë të dënuarve.

Kujtojmë se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, bëri me dije se ditën e sotme filloi vaksinimi kundër koronavirusit në IEVP “Jordan Misja”, për kategorinë e të dënuarve me sëmundje kronike dhe për grupmoshën mbi 55-vjeç. Po ashtu doza të vaksinën janë kryer edhe në IEVP “Ali Demi” për gratë e dënuara./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!