Nis vaksinimi ndaj gripit stinor për grupet e rrezikuara

schedule14:42 - 17 Nëntor, 2020

schedule 14:42 - 17 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot Qendrën Shëndetësore nr.4 në Tiranë ku vijon procesi i vaksinimit për gripin stinor për grupet më vulnerabël.

Manastirliu theksoi se vaksinimi është duke vijuar normalisht dhe se fillimisht do të ndiqen ata që janë listuar si më të rrezikuarit nga gripi stinor, siç janë stafet mjekësore, moshat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, etj.

Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që ështe edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

 

Po vijojmë me vaksinimin e grupeve të riskuara. Siç e kemi thënë janë të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imutnitetit, pavarsisht moshës që ata kanë. Vaksina po ecën shumë mirë, ka kërkesa, mbulimi ka qënë goxha i mirë, me gjithë fillimin e dozave të para që ne aplikuam dhe vaksinimi vazhdon. Pas administrimit të 100 mijë dozave të para, 37 mijë doza janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces dhe vijnë brenda Nëntorit pjesa tjetër prej 230 mijë dozash vaksina”, tha Bino.

Ndërkohë, Silva Bino nga ISHP theksoi se janë siguruar deri më tani 100 000 vaksina dhe një pjesë e mirë janë shpërndarë, kurse të tjerat pritet të vijnë deri në fund të muajit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!