Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi këtë të shtunë ka bërë me dije se punonjësit e policisë do të njoftohen në lidhje për vaksinën.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë masat e vendosura për shkak të koronavirusit, pavarësisht se jemi në fushatë zgjedhore.
Jaupi ka thënë se deri më tani janë gjobitur të gjithë shkelësit e masave anti Covid, ku ndër të tjera ka theksuar se të gjithë politikanët dhe personat përgjegjës duhet të jenë të kujdesshëm.
“Shifrën e të prekurve në total se kam. Kemi pasur efektivë të prekur nga COVID. Rreth 8 veta janë pushim për shkak të covid. 8 efektivë kanë humbur jetën. Nuk kemi pasur numër të shtuar infektimesh, por përqindja ka qenë si gjithë popullata.
Në ambientet e mbyllura kemi vendosur gjoba. Iu behet thirrje partive politikë në mënyrë të vazhdueshme. Ne nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë. Gjithsecili duhet të ruajë distancimin, pavarësisht se jemi në fushatë. Iu bëj thirrje subjekteve politike që t’i kërkojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë masat mbrojtëse, duke vendosur maskat”, tha Jaupi./abcnews.al