Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis të premten me Laçi-Tirana, plani i javës së 31-të Superiores

schedule11:57 - 25 Prill, 2022

schedule 11:57 - 25 Prill, 2022

Gjashtë javë kanë mbetur për t’u mbyllur gara në Abissnet Superiore, ndërkohë që të premten do të ketë ndeshje të tjera të rëndësishme për llogari të javës së 31-të.

Takimi i parë luhet mes Laçit dhe Tiranës, në orën 16:45. Bardhebluve u mjafton një pikë që të shpallen matematikisht kampionë, ndërkohë kurbinasit duan fitoren për të siguruar sa më parë Europën nga kampionati.

Çështja e titullit është e mbyllur, por pritet një ndeshje e luftuar pasi luhet edhe për prestigj. Në mbrëmje, nga ora 19:45, do të luhen dy takime të tjera. Derbi Partizani-Dinamo, në “Elbasan Arena”, është njëra sfidë, kurse në Durrës Teuta pret Kukësin.

Dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të luhen të dielën, prej orës 19:45. Vllaznia do kërkojë tre pikët ndaj Skënderbeut të vendit të fundit, me shpresën që edhe të rifitojë ndonjë pozicion në renditje duke parë duelet e rivalëve, ndërsa në Kamzë Kastrioti-Egnatia është një duel mes dy skuadrave që duan të shmangin zonën “play-out” për rënien nga Superiorja. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!