Ka nisur takimi mes Lumir Abdixhikut, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Kryetari i ri i LDK-së në këtë takim është i shoqëruar nga Kujtim Shala.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, temë diskutimi e këtij takimi do të jetë qëndrimi i LDK-së për çështjen e votimit të qeverisë dhe me theks të veçantë të presidentit.
Ky takim ishte planifikuar të mbahej më herët gjatë javës, mirëpo që më kërkesë të Abdixhikut ishte shtyrë për ditën e sotme. Pas takimit pritet të ketë deklarime për media.