Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është duke u mbajtur takimi mes kryenegociatorëve të palës kosovare dhe asaj serbe.
Lajçak tha se pjesë e agjendës është edhe çështja e targave, e cila e ka afatin e fundit sot.
Today’s Chief negotiators’ meeting between Kosovo and Serbia is well under way. We have a full agenda of current issues, including licence plates, implementation of past Dialogue agreements and preparing the ground for a next High-level meeting. pic.twitter.com/MdzJzdRIjI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 21, 2022
“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara nga dialogu dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”.
Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë edhe dje kanë zhvilluar takime në Bruksel, derisa emisari Lajçak kishte qëndruar në Beograd në një takim me presidentin Aleksandar Vuçiç. /Express