Nis takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, Várhelyi: Presim mundësi të reja për biznesin

schedule16:49 - 19 Korrik, 2022

schedule 16:49 - 19 Korrik, 2022

Në Bruksel ka nisur takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit (screening), pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Fjalën i pari në këtë mbledhje e mori komisioneri i Bashkimit Evropian, për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Ndër të tjera, komisioneri u shpreh se procesi i anëtarësimit do të shihet si një program ambicioz reformash. Sot merret hapi i parë tha ai, i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugës për t’iu bashkuar Unionit.

“…Ky proces shqyrtimi që fillojmë sot është hapi i parë dhe ne duam të ecim në mënyrë graduale. Ky sistem është një nga elementet kryesorë, siç është grupimi i kapitujve. Duam të fillojmë punën tonë jo nga fillimi, kemi kryer shumë punë vitet e kaluara në kontekstin e MSA. Vitet e kaluara kemi dhënë këshillim mbi financat dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit të BE, kemi raportuar mbi reformat.

Procesi që fillojmë sot është për të gjithë punën e mirë që kemi bërë së bashku dhe dua t’ju falënderoj për atë që keni bërë për rrugën tuaj drejt BE. Le të fillojmë duke thënë se ky proces është mundësi e mirë për ju që të bëjë një vetëvlerësim të politikave dh legjislacionit për të parë sa afër jeni me standardet e BE në çdo fushë. Me zor pres edhe dialogun bilateral që do të jetë thelbi i diskutimeve tona dhe do na sjellë afër drejt qëllimit të përbashkët të anëtarësimit tuaj. Shqyrtimi do na ndihmojë për çështje që kanë rëndësi për njerëzit në jetën e përditshme.

Do prekim çështje të ditës, cilësinë e ajrit, ushqimit, ujit, kapacitetin e sektorit shëndetësor, mbrojtjen e të dhënave personale. Procesi i anëtarësimit është transformues dhe një kuptim i përbashkët. E gjitha kjo do të vijojë në rrugë e sipër. Do të kemi investime në tregti siç është transporti që do të ketë mundësi të reja për bizneset. Procesi i anëtarësimit do të shihet dhe si program reforme. Më lejoni t’ju uroj punë të mbarë e të shpejtë.” 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!