Ardhja e Donnarumma në Paris, duhej të pasohej me patjetër me largime për shkak se në skuadër janë shumë portierë dhe ka vend vetëm për tre.
Ashtu siç pritej, Alphonse Areola e ka lënë klubin nga Parisi dhe është kthyer në Londër, ku ka luajtur në të shkuarën me Fulham. Gjithsesi, sipas gazetarit Fabrizio Romano këtë herë ai do të bashkohet me skuadrën e West Ham.
Bëhet fjalë për një transferim në formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm. Ka akord nga të gjitha palët dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Në ditët në vijim do largohet edhe Sergio Rico. /abcnews.al