Ditën e sotme nis muaji i vaksinimit të hapur për grupmoshën mbi 18-vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të afërmve.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.
Ndërsa me kartën e identiteti çdo qytetar mund të paraqitet me kartën e identitetit në qendrën më të afërt shëndetësore për të kryer vaksinën kundër Covid.
/abcnews.al/