Nis shpërndarja e fondeve për fermerët/ Denaj: Skemë e re financimi për serat. Ndryshon ligji për veterinarinë dhe peshkimin

schedule13:51 - 4 Shtator, 2024

schedule 13:51 - 4 Shtator, 2024

Nis shpërndarja e subvencioneve për fermerët. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillim Rural, Anila Denaj sqaroi se përparësi do të kenë bashkimet e fermerëve dhe parashikohet që në total të përfitojnë rreth 69 mijë aplikues.

Ndëkohë që me ndryshimin e buxhetit ministrisë u shtua një fond prej 500 milionë lekësh që do të përdoren për një tjetër skemë mbështetëse për serat.

Ministrja Denaj ka prezantuar në Kuvend ndryshimet në dy ligje të rëndësishme siç është ai për veterinarinë dhe  peshkimin.

Këto draftligje synojnë të rrisin sigurinë ushqimore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!