Në shkollat nëntë vjeçare publike ka nisur shpërndarja e librave. Tek “Jeronim De Rada” në Tiranë prindërit janë njoftuar një ditë më parë.
Nxënësit nga klasa e parë në të tretë po pajisen me tekste shkollore falas dhe të reja duke i dhënë kështu zgjidhje ankesës së shumë prindërve për shënimet në librat e përdorur që shpërndaheshin më parë.
Të reja pa pagesë këtë vit po i marrin tekstet shkollore dhe nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë, por ndryshe nga më të vegjlit që kështu do ti marrin çdo vit këtyre iu janë rinovuar pas përdorimit tre vjeçar ashtu si parashikohet për fëmijët nga klasa e katërt në të nëntë.
Shkollat hapin dyert për të pritur nxënësit më 11 shtator ndërsa shumë të vegjëlve entuziazmi iu është zgjuar me marrjen e paketës së librave në duar./abcnews.al