Nis shpërndarja e kartës së studentit te Gjuhët e Huaja

schedule15:47 - 28 Maj, 2019

schedule 15:47 - 28 Maj, 2019

Karta e Studentit ka nisur të shpërndahet dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Pasi ndoqi nga afër procesin kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas universiteteve publike karta do të shpërndahet dhe në ato private.

Pas studentëve të Fakultetit të Ekonomisë në Univesitetin e Tiranës me kartën e studentit kanënisur të pajisen dhe studentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Shumë shpejt kjo do të ndodhë dhe me studentët e universiteteve private premtoi kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Studentëve të universiteteve private që na kanë shkruar, dua t’i siguroj se do të jemi të pranishëm edhe aty. Sigurisht, u kemi dhënë prioritet universiteteve publike, duke qenë se bashkia mbahet nga taksapaguesit, ashtu si edhe universiteti publik, ndërkohë që është vetëm çështje kohe sa të nisim shpërndarjen edhe në universitetet private”.

Studentët permes kesaj karte përfitojnë  shërbime të ndryshme publike dhe private me çmim të reduktuar. Kryebashkiaku Veliaj ftoi të tjerë biznese t’i bashkohen kësaj nisme.

“Bankat kryesore na janë bashkuar, kompanitë celulare po ashtu, si edhe shumica e supermarketeve dhe dyqaneve të veshjeve. Një student nuk shpenzon vetëm në art, në kulturë dhe në institucione shtetërore, por edhe në privat. Kush realisht do të ndihmojë studentët, tani e ka shansin, të na kontaktojë dhe të na bashkohet në këtë platformë, e cila u mundëson studentëve kursime në një gamë shumë të gjerë”.

Ndërkohë Veliaj deklaroi se ka përfunduar konsultimi me Dekanët sa i përket ndërtimit të Kampusit Universitar. Gjatë verës u shpreh kryebashkiaku do të nisin proceduarat e shpronësimeve dhe pastrimi i  territorit ku do të ndërtohet kampusi nga ndërtimet pa leje që e kanë zaptuar. /ABC News Albania 24/7