Nis shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh, Hado: Pensionistët kanë kohë edhe vitin tjetër për ta marrë

schedule15:18 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:18 - 17 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Nis shpërndarja e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

Pensionistët mund ta tërheqin shpërblimin së bashku me pensionin në sportelet e postës ndërsa ata që e tërheqin pensionin në bankë do ti kaloj automatikisht. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado tha se pensionistët kanë  afat për ta tërhequr bonusin edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Për të eliminuar radhët e marrjes së shpërblimit, por njëkohësisht për të respektuar dhe masat antiCovid është hartuar një grafik së bashku me Postën Shqiptare për shpërndarjen .

Numri total i përfituesve është parashikuar të jetë 688 mijë, duke përfshirë kategoritë që u lind e drejta për përfitim deri në datën 31 dhjetor dhe fondi i akorduar për të realizuar shpërblimin është 3.5 miliardë lekë të reja./abcnews.al