Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis shkolla në Kosovë/ Kritika minsitrisë së Arsimit: E paorganizuar!

schedule17:15 - 1 Shtator, 2025

schedule 17:15 - 1 Shtator, 2025

Ka filluar kete te hene ne Kosovë viti i ri shkollor 2025/26.

Ne kryeqyetet mbi 37 mijë nxënës jane ulur ne bankat e shkolles.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se procesi mësimor ka nisur sot në 64 objekte shkollore.

“Po fillojmë një vit të ri shkollor, 37 mijë e 667 nxënës sot kanë filluar shkollën në 64 objekte në gjithë kryeqytetin. Pra, është një fillim i mirëfilltë. E dini që tash ne kemi përgatitur kurrikulat digjitale në secilën shkollë, panelet e mençura po ashtu në secilën klasë. Prandaj, edhe nëse i kanë librat apo si kanë librat ne jemi të gatshëm me kurrikulat digjitale. Kjo është ndihmesë e madhe për secilin fëmijë”

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini tha procesi mesimor ka nisur normalisht edhe ne fshatra.

“Kjo është festë masive në kryeqytet, jemi të lumtur që jemi pjesë e saj, çdo ditë pa pushim edhe gjatë verës duhet të shtojmë faktin që pikërisht këtu në ‘Faik Konica’ ka filluar mësimi tërëditor në kryeqytet, tash nga këtu kemi 12 shkolla në total në fshatra”

Tekstet dhe materialet e tjera shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, edhe këtë vit financohen nga Qeveria e Kosovës por nenkryetari i Sindiaktes se Arsimit, Ymer Ymeri eshte kritik për metodën që Ministria e Arsimit, është duke praktikuar, duke i bërë prindërit të blejnë vetë librat dhe më pas duke bërë subvencionimin e tyre.

Nuk kane munguar edhe kritikat nga partite politike.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushku-Sadriu tha se ky fillim i vitit të ri shkollor i gjen prindërit në vështirësi për sigurimin e materialeve shkollore.

Në konferencë për media, ajo ka kritikuar metodën e qeverisë për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Për fat të keq ky vit shkollor nuk na gjen të përgatitur, nuk gjen ndonjë reformë përmbajtjesore. Nuk do të shohim ndonjë investim serioze. Ne sot më 1 shtator do të mund të kishim një ambient të përshtatshëm, me kurrikulë adekuate dhe jo të ngarkuar si sot. Kjo tregon për mos respekt ndaj nxënësve dhe të ardhmes së tyre”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!